Deputeti gjerman: Gati e pamundur që sivjet të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën

Koordinatori i Gjermanisë për marrëdhëniet transatlantike, Peter Beyer, ka thënë se edhe viti 2018-të do të përfundojë pa liberalizim vizash për Kosovën.

Lajme

23/10/2018 19:11

Deputeti gjerman nga CDU, theksoi se Berlini nuk vendos në çështjen e dritës jeshile për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

”Berlini nuk vendos për liberlizimin e vizave. Procesin e njihni. Komisioni i Parlamentit Europian ka votuar, 95% e kushteve janë plotësuar”.

”Do të isha shumë i kujdesshëm në dhënien e datave, do të isha shumë optimist që këtë vit të ndodh liberalizimi i vizave. Por gati se është e pamundur të ketë dritë të gjelbër. Secili që mendon se këtë vit mund të ketë liberalizim, e ka gabim”.

”Deri tani nuk është përcaktuar asnjë datë asnjë shtet. Nuk janë deklaruar ende askush. Është një proces i cili është në vazhdim dhe nuk duhet të jepet afat”. /klankosova