Deputeti Berisha kundër ‘darkës së Qeverisë’ te Pacolli

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha i ftuar në ‘Ditë Mbas Dite’ në Rrokum TV ka thënë se temat e mëdhaja duhet të diskutohen në Kuvend e Qeveri e jo nëpër darka.

Lajme

07/02/2018 22:14

“Temat që dolën pas darkës janë të rendit të dytë, karshi temave që ka Kosova”, është shprehur Berisha

Berisha ka mohuar se lideri i Nismës Social-Demokrate, Fatmir Limaj  ka ndryshuar qëndrim lidhur me demarkacionin.

Ai ka shtuar se qëndrimi i tij ndaj Gjykatës Speciale vazhdon me qenë i njëjtë.

“Veteranët kanë rënë në grackën e Hashim Thaçit kur menduar se munden ta shfuqizojnë Specialen”, ka thënë Berisha./Lajmi.net/