Deputetëve të opozitës iu caktohet masa e arrestit prej 48 orëve

Deputetëve të opozitës që u arrestuan sot për veprimet e tyre në Kuvendin e Kosovës, u është caktuar masa e arrestit prej 48 orëve.

Lajme

19/02/2016 22:53

Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi, Shqipe Pantina, Fisnik Ismaili, Enver Hoti, Teuta Haxhiu, Mytaher Haskuka dhe Rexhep Selimi u arrestuan nga Policia e Kosovës pasi dyshohen për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (Gaz lotsjellës) dhe “Pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Masën e arrestit ndaj deputetëve e konfirmoi Tinka Kurti, zëdhënëse e Vetëvendosjes.

Ndërkohë, Policia po pret që të arrestojë edhe Albulena Haxhiun në QKUK, ku ajo po trajtohet pas lëndimit që pësoi gjatë përleshjeve me sigurimin e Kuvendit.