Deputetët që duhet të analizojnë rreth 2,000 faqe brenda një jave

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës janë të përfaqësuar deri në tre komisione parlamentare, ku përfitojnë shuma të majme parash. Mirëpo, ky “superangazhim” nuk sjell shumë rezultate në punën e legjislativit. 

Lajme

18/01/2015 11:34

Si shkruan gazeta Zëri, deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala kryeson njërin nga komisionet më të rëndësishme parlamentare, atë për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe njëkohësisht është anëtar i Komisonit për bujqësi, pylltari, mjedis dhe planifikim hapësinor. Bashkëpartiaku i tij, Zafir Berisha, ndërkaq, është edhe më i angazhuar në komisione parlamentare, pasi ai është anëtar në tre komisione të tilla.

Në tre komisione është i angazhuar edhe Fikrim Damka, nga radhët e komuniteteve, sikundër edhe Duda Balje.

Sipas Rregullores së Kuvendit, deputeti paguhet me 160 euro plus për pjesëmarrje në secilin komision parlamentar, kurse vlerësohet se me një angazhim të tillë disa deputetëve iu duhet të “analizojnë”, rreth 2,000 faqe material brenda një jave, shkruan Zëri.