Deputetët po hyjnë në Kuvend, ka edhe nga opozita (Foto)

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ishte ndër të parët që ka shkuar sot në këtë institucion.

Lajme

26/02/2016 10:29

Ai në zyrën e tij në Kuvendin e Kosovës ka shkuar rreth orës 8:30 minuta.

Ndërkohë, tashmë në Kuvendin e Kosovës, për seancën e cila është caktuar të nis në orën 11:00, janë duke shkuare dhe deputetë të tjerë.

Në mesin e tyre, siç njofton ekipi i lajmi.net i përbërë nga gazetari Përparim Bubulaku dhe kameramani Bujar Tërstena, kanë shkuare dhe deputetë të opozitës.

Tashmë përveç deputetëve të pozitës, në Kuvend janë edhe  Lahi Brahimaj e Time Kadrija nga  AAK, Besa Baftiu e Rexhep Selimi nga VV dhe deputetë të tjerë./lajmi.net

Disa deputetë të opozitës duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit

Deputetët e opozitës duke hyrë në Kuvendin e Kosovës

Time Kadrija, Lahi Brahimaj, Rexhep Selimi duke hyrë në Kuvend