Deputetët Latif Gashi e Rustem Mustafa sërish në Gjykatë

Latif Gashi, Rrustem Mustafa e Nazif Mehmeti për herë të tretë do të paraqiten në gjykimin e shkallës së dytë dhe atë për të njëjtin rast, rastin e “Krimeve të luftës në Llapashticë”, që është kthyer në rigjykim për dy herë me radhë.

Lajme

29/07/2015 07:54

Trembëdhjetë vjet më parë, deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Latif Gashi, ishte arrestuar nën akuzat për “Krime të luftës në zonën e Llapit”, ndërsa sot ai sërish do të ulet në bankën e të akuzuarve.

Së bashku me deputetin tjetër, Rrustem Mustafa, dhe me punonjësin e PDK-së, Nazif Mehmeti, Gashi do të paraqitet në Gjykatën e Apelit ku do të mbahet seanca e shkallës së dytë dhe atë për herë të tretë.

Mbrojtja e Gashit, avokati Mexhit Syla, ka thënë për “Zërin” se pas dy vjetësh të shpalljes së aktgjykimit dënues për Gashin, Mustafën e Mehmetin, për të mërkurën janë ftuar palët, du do të diskutohen ankesat e mbrojtjes ndaj vendimit të shkallës së parë.

Me vendimin e shkallës së parë, të shqiptuar në qershor të vitit 2013, Latif Gashi qe dënuar me gjashë vjet burgim, Rrustem Mustafa me kaur vjet, derisa Nazif Mehemti me tri vjet.

Tre të pandehurit akuzoheshin për urdhërimin dhe marrjen pjesë në rrahjen dhe torturimin e civilëve shqiptarë të Kosovës, të cilët gjatë periudhës 19998/1999 ishin ndaluar në mënyrë të kundërligjshme në Qendrën e Ndalimin në Llapashticë. /Zëri