Deputetët kosovarë mësojnë nga përvoja sllovene e integrimit

Janë shkëmbyer përvojat e shtetit slloven dhe atij të Kosovës, sa i përket integrimeve evropiane. E kjo u bë në takimin e mbajtur sot, nga Komisioni për Integrime Evropiane i kryesuar nga kryetarja e këtij komisioni, Teuta Sahatqija, ku i pranishëm ishte edhe eksperti slloven Primoz Vehar.

Lajme

23/06/2015 16:16

Në kuadër të këtij takimi, Sahatqija, e informoi ekspertin slloven, Vehar, për procesin e integrimit evropian, rolin dhe përgjegjësit e Komisionit, si dhe statusin e MSA-së. Përderisa ky i fundit informoi anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me përvojat e shtetit slloven, si dhe përvojat e vendeve të tjera të cilat e kanë kaluar tashmë këtë proces në të cilin gjendet Kosova.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, që të dyja palët diskutuan edhe për rolin e Kuvendit në kuadër të proceseve integruese, si dhe fuqizimin e Komisionit për Integrime Evropiane pas nënshkrimit të MSA-së.

Ndër diskutimet e shumta ishte edhe roli Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim, i cili parashihet të themelohet me rastin e hyrjes në fuqi te MSA-së, përafrimin e legjislacionit me Acquis, si dhe rolin e Komisionit për Integrime Evropiane në këto proces.