Deputetët e VV-së nuk e lënë Mustafën të flas në Kuvend

Deputetët e Vetëvendosjes e kanë penguar fjalën e kryeministrit Isa Mustafa, kur ky i fundit u pyet nga deputetët

Lajme

30/11/2016 12:13

Derisa Mustafa doli në foltore për t’u përgjigjur, deputetët e Vetëvendosjes i dolën para me pankartën ‘Drejtësi për Astritin’. Këtë veprim deputetët e VV-së e përsëritën dy herë, derisa kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti kërkoi që të ndalojnë, shkruan lajmi.net

“Kjo çfarë po bëni ju është hajgare. Nuk besoj që as opinioni nuk iu përkrahë”, ka deklaruar Haliti.

Ai i ka sugjeruar kryeministrit që të ulet dhe të mos flas nën këto kushte duke i cilësuar si të papranueshme veprimet e deputetëve të VV-së.

Këta të fundit, në pikën për pyetje parlamentare, në vend se të bëjnë pyetje, kanë shprehur kërkesat për rastin Dehari. /lajmi.net