Deputetët e opozitës sërish insistojnë të shkojnë në seancë, nuk lejohen (Video)

Deputetët e partive opozitare të cilët nuk janë suspenduar nga seanca, kanë provuar sërisht të shkojnë në sallën alternative ku po mbahet seanca e Kuvendit, por nuk janë lejuar nga sigurimi.

Lajme

14/12/2015 15:30

Pas hedhjes së gazit lotsjellës në fillim të seancës, Kryesia e Kuvendit vendosi që të suspendojë deputetët opozitarë, për veç gjashtë prej tyre.

Megjithatë as ata nuk u lejuan që të shkojnë në seancën e cila po mbahet në sallën alternative. /lajmi.net