Deputetët e opozitës në sallë, por nuk votojnë – Vazhdojnë të shtyhen pikat e rendit të ditës

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje janë bërë bashkë në Kuvendin e Kosovës. Në shumicën prej pikave të rendit të ditës, deputetët e këtyre partive nuk kanë votuar.

Lajme

12/07/2018 14:45

Ata në këtë mënyrë ia kanë pamundësuar kurorumin partive në pushtet për një numër të madh të ligjeve, shkruan lajmi.net.

E vetmja rezolutë që u miratua ishte ajo për interepelancën e kryeministrit Haradinaj, për gjendjen në PTK.

Në këtë Projektligj morën pjesë në votim edhe partitë në pushtet, duke ia mundësuar kuorumin që ta kalojë këtë ligj opozita.

Ndryshe pikërisht në këtë seancë u shtyn për seancat tjera një numër i madh i pikave të rendit të ditës.

Disa nga to janë: Votimi i Raportitë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Votimi i Raportit për Shërbimin Civil të Kosovës, Votimi i Raportit për Komisionin e Pavarur për miniera, Votimi i propozim rezolutës nga debate për shpenzimet 2019-2021.

Në Kuvend po vazhdon të diskutohet rezoluta për interpelancën e Haradinajt për borxhin e Bechtel Enkas. /Lajmi.net/