Deputetët e liberalizuar, qytetarët e izoluar!

Kampione sa i përket “dyshtetësisë” në mesin e subjekteve politike është Lëvizja “Vetëvendosje”. Përveç liderit të tyre, Visar Ymerit, janë edhe tre deputetet të tjerë të cilët kanë shtetësi tjetër përveç asaj kosovare. Edhe në mesin e LDK-së ka deputetë që nuk janë vetëm “kosovarë”

Lajme

28/03/2017 08:33

Derisa qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mbesin të izoluar për shkak të proceseve të papërfunduara politike nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, këta të fundit nuk ballafaqohen me një problem të tillë.

Madje, shumë prej tyre nuk u duhen as vizat për të udhëtuar jashtë vendit. Kjo pasi që ata përveç shtetësisë së Kosovës janë të pajisur edhe me një shtetësi të dytë.

Kampione sa i përket “dyshtetësisë” në mesin e partive është Lëvizja “Vetëvendosje”. Përveç liderit të tyre, Visar Ymerit, janë edhe tre deputetet të tjerë të cilët kanë shtetësi tjetër përveç asaj kosovare.

E edhe në mesin e LDK-së ka deputetë që nuk janë vetëm “kosovarë”.

Ndërkohë në PDK dhe në “Nismën për Kosovën kanë konfirmuar se nuk kanë deputet me nga dy shtetësi. Megjithatë, dyshtetësia nuk po llogaritet si problem nga analistët politikë dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Sipas tyre është “dyfytyrësia” dhe “ngathtësia” e tyre politike e cila po vazhdon t’i mbajë të izoluar qytetarët e Kosovës. E me këtë dëm i madh po i bëhet edhe vendit./Zeri.info/