Deputetet e LDK-së takojnë drejtorin e CDU-së, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Deputetet e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Doruntinë Maloku po qëndrojnë për vizitë në Berlin.

Lajme

13/11/2018 17:13

Gjatë kësaj vizite të dy deputetet kanë takuar sot Drejtorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të CDU-së, Bertil Wenger.

Deputetja Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gjatë këtij takimi është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes deputetëve të LDK-së dhe atyre të CDU-së.

“Sot në Berlin vizituam zyret qendrore të CDU-së ku patëm një takim shumë përmbajtjesor me Drejtorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të CDU-së, z.Bertil Wenger. Diskutuam rreth thellimit të bashkëpunimit në mes të deputetëve të LDK-së dhe atyre të CDU-së si dhe zhvillimet e fundit lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe procese të tjera me interes të dyanshëm”, ka shkruar Osmani.