Deputetët e LDK-së që nuk janë në sallë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka lëshuar sallën e Kuvendit.

Lajme

26/02/2016 16:56

Në mesin e deputetëve tjerë të kësaj partie që nuk kanë hyrë fare në sallë janë edhe Alma Lama,  Anton Çuni, Shpejtim Bulliqi e Vjosa Osmani.

Gashi ka lëshuar sallën vetëm pasi i ishte thirrur emri për të votuar, duke e refuzuar këtë të drejtë.

Nga 82 deputetë sa ishin në sallë, deri më tani prezentë i bije të jenë 81. Mirëpo ende nuk dihet nëse ky raund i parë i votimit do të kalojë, pa u parë kuorumi.