Deputetë të Bundestagut gjerman takohen me Vetëvendosjen

Ne nuk jemi optimistë naivë që të besojmë se shpallja e pavarësisë vetvetiu nënkupton bërjen e shtetit, por ne besojmë se Kosova duhet dhe mund të jetë shtet republikan me prodhim ekonomik e drejtësi ligjore, ka thënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një takim të zhvilluar të mërkurën me një delegacion të Bundestagut. 

Lajme

01/10/2014 22:53

Sipas Kurtit, dy problemet kapitale në Kosovë janë papunësia e madhe dhe ndarja e Mitrovicës, ndërsa korrupsioni është edhe shkak edhe pasojë e këtyre, ka thënë ai.

Kurti, së bashku me deputetët, Puhie Demaku dhe Visar Ymeri kanë takuar delegacionin e Bundestagut, të kryesuar nga Roderich Kieseëetter, deputet i CDU/CSU dhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, raporton KosovaPress.

Me këtë rast është biseduar për aktualitetin politik në Kosovë, mundësitë e krijimit të institucioneve të legjislaturës së pestë, integrimet evropiane, si dhe për aspekte të alternativës qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.