Deponinë e mbeturinave në oborr, rrezikohen tri familje në Fushë Kosovë /Foto

Komuniteti romë në Komunën e Fushë Kosovës është lënë pas dore nga të shërbimet publike të Komunës. Gjendja e disa familjeve në këtë Komunë është alarmante.

Lajme

29/05/2018 15:41

Deponime e kanë në oborrin e shtëpisë. Tri familje në lagjen “Gjirokastëra” apo siç njihte dhe  “029” në Fushë Kosovë po rrezikohen nga epidemia, shkruan lajmi.net.

Mbeturinat që u grumbulluan në oborrin e tyre nga komuniteti dhe bizneset e atyshme po kërcënojnë jetën e banorëve, sidomos fëmijëve që lozin çdo ditë në oborr.

“Komunës në Fushe Kosove i kemi bere shume kërkesa si aktivist dhe OJQ “MCK”,  por edhe familja qe jeton ne afërsi Nazmi Kurtiq apo Shema Kurtiq, mirë po nuk kemi hasur në mirëkuptim. E gjithë familja është e sëmur dhe nuk behet intervenimi çka te presim do një vdekje apo epidemi?”, thotë për lajmi.net aktivisti i OJQ “MSK”, Ridvan Gashi, duke treguare dhe fotografitë të deponisë.

Ai thotë se, Komuna u ka thënë se e ka kontraktuar një kompani për heqjen e mbeturinave, por gabimisht ka shkuar tek një deponi tjetër.

“Kemi shkuar për të pyetur kryetarin e Komunës së çka ka ndodhur. Ai na ka thënë se e ka angazhuar një kompani për heqjen e tyre, të cilën e ka drejtuar te deponoja asamblisti i PDAK, Qerim Gara. Pra, siç po e shihni Komuna nuk e ka angazhuar asnjë zyrtarë komunal për të shkuar të deponia bask me kompaninë kontraktuese, por asamblisti e ka dërguar kompaninë për të hequr mbeturinat në një vend ku ka marr vota vet. Tash duhet të presim derisa Komuna të hap një tender të ri”, tha Gashi.

Ai thotë se, nëse Komuna nuk ndërmerr masa menjëherë do të këtë edhe viktima. “Ka të sëmur nga ato familje që janë aty. Tash temperaturat do të ngritën dhe do të shpërthejë ndonjë epidemi e cila do të sjell edhe vdekje”, shtoi tutje aktivisti i OJQ “MSK”, Ridvan Gashi.

Asamblisti Qerim Gara, dhe as kryetari i Komunës, Burim Berisha nuk janë përgjigjur në thirrjet telefonike të lajmi.net për të dhënë një sqarim lidhur më këtë rast. /Lajmi.net/