Depilim pa dhimbje dhe siklet, vetëm duke ndjekur këto udhëzime

Një nga problemet fizike të cdo gruaje është depilimi! Problemi më i bëzdisshëm por pothuajse i përditshëm.

Fun

24/01/2019 17:04

Ky proces ose do të ketë shumë dhimbje ose rezultati nuk do të jetë ai që duam! Lëkurë e butë dhe e shëndetshme: Kjo është ajo që synojmë të arrijmë çdo herë që depilohemi. Por që depilimi mos të shndërrohet në një makth, ndiqni udhëzimet e mëposhtme!

Fillimi: Le të shijojmë një dush dhe një banjë të nxehtë disa orë para depilimit: do të zbusë qimet dhe do të zgjerojë poret, duke lejuar një depilim shumë më pak të dhimbshëm. Le të fillojmë pastaj me një scrub; përveç se e bën lëkurën më të butë dhe eliminon qelizat e vdekura, nxit daljen e qimeve në sipërfaqe në mënyrë që asgjë të mos na shpëtojë, duke përmirësuar kohëzgjatjen e depilimit dhe duke e bërë më të durueshëm se ç’e kemi provuar.

Qime ose kundërqime?: Estetistët e dinë mirë; nja nga sekretet për depilimin e padhimbshëm është të zgjasësh dyllin në drejtim të rritjes, është më pak e dhimbshme. Gjatë heqjes, qoftë profesionale ose e bërë vetë, frymëmarrja e duhur do t’iu ndihmojë të relaksoheni dhe të ndjeni më pak dhimbje.

Kurrë me stomakun plot: Pas drekës ose darkës rritet rrjedhja e gjakut për shkak të tretjes dhe gjithashtu edhe ndjeshmëria e lëkurës… dhe si pasojë edhe dhimbja e depilimit! Ndër ushqimet që duhen shmangur absolutisht është kafeja sepse kafeina e bën të ndjeshme lëkurën, duke e bërë depilimin të dhimbshëm.

Fundi: Për depilimin silogjizmi “përfundo heqjen, mbaron dhimbja”, fatkeqësisht nuk vlen sepse ka mundësi që pas depilimit mund të rezervohet një surprizë e dhimbshme. Si t’i shmangim bezdisjet e mëtejshme?

Mjafton të merrni disa orë relaks: jo palestër, kështu që djersa, armiku i lëkurës së irrituar, nuk do të na shqetësojë; pak përkëdhelje dhe një masazh të bazuar në vajra natyralë dhe pa alkool, të tilla si bajame të ëmbla, për të rikthyer butësinë dhe hidratimin në epidermë. Një libër i bukur apo shopping dhe jo plazh apo pishinë, sepse dielli mund të irritojë më tej lëkurën tonë, tashmë e vënë në provë tepër.