Depay në Serie A?

“Gazzetta dello Sport” shkruan se “Rossonerët’ kanë identifikuar yllin holandez si përforcimin e ri në San Siro.

Sport

08/02/2018 07:26

Milan ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Olympique Lyon, Memphis Depay.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se “Rossonerët’ kanë identifikuar yllin holandez si përforcimin e ri në San Siro.

Ish ylli i Manchester United ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te skuadra e re nga Ligue 1, përcjell “lajmi.net”.

Por, Fassone dhe Mirabelli kanë filluar ta përgatisin planin për transferimin e tij në San Siro, gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/