Departamenti i Gazetarisë javën e ardhshme organizon konferencën “Prishtina Media Days”

Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe Organizatën SEMO organizojnë javën e ardhshme Konferencën Ndërkombëtare treditore “Prishtina Media Days”. Ky organizim bëhet në kuadër të aktiviteteve të Degës së Gazetarisë për Ditën e Lirisë së Shprehjes.

Lajme

30/04/2017 17:06

“Raporti i gazetarisë më të vërtetën”. Kjo është tema e konferencës ndërkombëtare që organizohet javën e ardhshme nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe organizatën SEMO.

Ky organizim treditor nis në Ditën e Lirisë së Shprehjes, më  3 maj, dhe mbahet në objektin e Fakultetit të Filologjisë.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë studiues të gazetarisë, profesorë e gazetarë nga vende të ndryshme të botës përfshirë Australia, Gjermania, Rumania, Turqia, Brazili, Norvegjia, Kroacia etj.

Do të diskutohen në panele tema të ndryshme prej  problemeve të mediave të reja e deri të transformimet e televizioneve publike në Europën Juglindore.

Më poshtë mund ta shihni agjendën e Konferencës Ndërkombëtare “Prishtina Media Days”.