Departamenti Amerikan i Shtetit: Do të punojmë me kryeparlamentarin e ri, Talat Xhaferin

Shtetet e Bashkuara dënuan fuqishëm sulmet e dhunshme mbi anëtarët e Parlamentit të Maqedonisë, të cilat pasuan zgjedhjen e Talat Xhaferit në postin e kryetarit të Kuvendit.

Lajme

28/04/2017 21:09

“Ne do të punojmë me kryeparlamentarin e ri, për të mbështetur demokracinë dhe për t’i ndihmuar Maqedonisë të ecë përpara në rrugën e saj evropiane”, thuhet në komunikatën e Departamentit amerikan të Shtetit.

“Dhuna nuk ka vend në procesin demokratik. Shprehim keqardhjen tonë të thellë për ata anëtarë të Parlamentit që janë plagosur në sulme, si dhe për familjet e tyre. Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje autoriteteve të Maqedonisë që të garantojnë sigurinë e të gjithë anëtarëve të Parlamentit, të hetojnë plotësisht sulmin dhe t’i mbajnë përgjegjës ata që kanë kryer akte të dhunës”, thuhet në komunikatë.

Departamenti amerikan i Shtetit po ashtu u bëri thirrje të gjitha palëve që “të qëndrojnë qetë, të zgjidhin çdo dallim në mënyrë paqësore dhe të respektojnë ligjet e Maqedonisë dhe proceset demokratike”.