Deontay Wilder tallet me Joshuan dhe kundërshtarin e tij të radhës

Kampioni i WBC, Deontay Wilder duket se nuk është aspak i kënaqur me vendimin e Anthony Joshuas.

Sport

14/02/2019 21:10

Joshua ka vendosur që të përballet me Jarrell Miller, për të bërë debutimin e tij në ringun amerikan.

Ai do të zbres në ‘Madison Square Garden’ për të ruajtur titujt e tij kundër amerikanit Jarrell Miller, në Nju Jork.

Mendohej se Wilder apo Tyson Fury do të jetë kundërshtari i radhës për britanikun, por një marrëveshje e tillë nuk u arrit

Pasi është bërë e ditur se Miller do të jetë kundërshtari i kampionit të katërfishtë, reagim erdhi edhe nga ‘bomberi i bronztë’.

“Jarrell është një boksier i panjohur në Amerikë. Jarrell është nga Brooklyn, por atë nuk e njohin as në qytetin e tij” ka thënë Wilder për ‘talkSPORT’, transmeton lajmi.net.

“Ai nuk është emër që është futur në market kështu që për mua do të jetë ndeshje interesante pasi as Joshuan nuk e njohin në Amerikë” ka thënë ndër të tjerash ai.

Wilder në anën tjetër pritet që të përballet me Furyn në revansh, për ta ruajtur titullin e tij të WBC. /Lajmi.net/