Deontay Wilder reagon pas spekulimeve se Fury do të tërhiqet

Deontay Wilder është shprehur optimist rreth zhvillimit të meçit mes tij dhe Tyson Fury.

Sport

26/08/2018 11:53

Kampioni i WBC ka bërë edhe njëherë të ditur se është i gatshëm të përballet me britanikun dhe ka thënë se nuk i’u beson fjalëve rreth zmbrapsjes së Furyt.

Dje, Dan Rafael ka thënë se ka informata nga kampi i britanikut se boksieri po e rishqyrton mundësinë e zhvillimit të ndeshjes.

Wilder për këtë është shprehur: “Nuk besoj se Fury do të tërhiqet. Së pari në lojë janë shumë para për të dhe për mua. Së dyti nëse ai tërhiqet të gjithë do të tallen me të”.

Do të ishte e ulët nga ana e Furyt nëse pas gjithë “dramave” me Wilder të tërhiqet në fund, mirëpo asgje nuk është zyrtare dhe mbetet të shihet nëse ndeshja do të zhvillohet apo jo. /Lajmi.net/