I dënuar në Shqipëri, i riu fitoi azil në Britani dhe kreu një vrasje

18-vjeçari Agustin Sula, i akuzuar për vrasjen e një 21-vjeçari, kur ka hyrë në territorin britanik ishte në kërkim nga autoritet shqiptare, raporton sot britanikja “The Sun”.

Bota

29/09/2016 23:44

Së bashku me të vëllanë, ai kërkoi azil në Britani në vitin 2014 dhe iu dha leje për të qëndruar, pavarësisht se në Shqipëri ishte dënuar për vjedhje me gjashtë muaj burgim, dhe ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti.

‘Agustin Sula është shfaqur sot për seancën e radhës para gjykatës në Hull, ku u akuzua për vrasjen e 21-vjeçarit Mateusz Szleper, i cili vdiq nga goditjet me thikë pasi u sulmua në një rrugicë në perëndim të qytetit anglez Hull, rreth orës 6 pasdite më 14 shkurt 2016’ shkruan Syri.net. Viktima Szleper ishte babai i një djali që tani është vetëm 3-vjeç.

Augustin Sula

Viktima Mateus Szleper