Denoncon parkimin e gabuar të policisë, gjobitet 800 euro

Një grua në Spanjë u gjobit me 800 euro për denoncimin në rrjetet sociale të parkimit të gabuar të policisë. Ajo ka postuar në Facebook foton e makinës së policisë, e cila ishte parkuar në vendin e rezervuar për personat me aftësi të kufizuara, duke shkruar “Parkojnë ku të duan dhe as nuk gjobiten”.

Fun

17/08/2015 18:34

Por gjobën e ka marrë vetë denoncuesja. Në fakt, gruaja ka rënë viktimë e një ligji të ri, i cili ndalon “përdorimin e paautorizuar të imazheve të policisë, që mund të rrezikojë sigurinë e tyre, familjes së tyre, apo çfarëdo operacioni të policisë”.

Policia tha për rastin në fjalë se, në momentin kur është shkrepur fotoja, ata ishin duke hetuar rreth një rasti vandalizmi në parkun e qytetit Alicante./shekulli