Denoncoi gruan pasi nuk i gatuante e as nuk pastronte

Një grua u denoncua nga burri i saj me arsyen se ajo keqtrajtoi atë në familje duke mos gatuar dhe mos u kujdesur për pastrimin apo punët e tjera të shtëpisë.

Lifestyle

04/02/2016 04:18

Sipas “La Repubblica”, gruaja tashmë rrezikon burgun sepse gjykatësi e konsideroi këtë një shkelje të detyrimeve familjare.

Gruaja është një 40-vjeçare nga Sonnino, provincë e Latina në Itali, ndërsa procesi nisi në 12 tetor të vitit të kaluar.

Ajo tashmë rrezikon 2 vjet e gjysmë burg, sepse burri 7 vjet më i madh pretendon se ajo e ka dëbuar nga shtrati bashkëshortor duke e lënë në një dhomë të pistë dhe nuk i bën për të ngrënë./lajmi.net