Dënohet shqiptari, shfrytëzonte minorenet rumune për prostitucion

Policia italiane ka arrestuar sot një shqiptar 40 vjeçar i cili në momentin e arrestimit ishte në banesën e tij në Sestri Ponente.

Lajme

23/02/2016 16:48

Gjykata në Gjenova ka dënuar me 4 vjet dhe 7 muaj burg shqiptarin nën akuzat për “ndihmë, inkurajim dhe shfrytëzim prostitucioni” si dhe “emigracion të paligjshëm”, raporton lajmi.net.

Në vitin 2004, përmes një operacioni policor, policia në Gjenova arrit të lironte 15 vajza rumune, të cilat mbaheshin të izoluara në disa banesa me qira. Disa prej tyre ishin të mitura të cilët ishin në Itali me dokumente false.

Ato detyroheshin që të dilnin nga banesat vetëm për të ushtruar prostitucion.

Shqiptari i arrestuar dhe dënuar është në mesin e 11 shqiptarëve të tjerë, të dyshuar si bashkëpuntor./lajmi.net