Dënohet Neymar

Gjykata Sportive ka dënuar sulmuesin e Brazilit, Neymar, me dy ndeshje moslojë pas përjashtimit të tij në ndeshjen kundër Kolumbisë në Copa America.

Sport

18/06/2015 17:47

Sulmuesi i Brazilit, Neymar, me dy ndeshje moslojë pas përjashtimit të tij në ndeshjen kundër Kolumbisë në Copa America.

Gjykata Sportive e ka ndëshkuar yllin e Barcelonës që u ndëshkua me karton të kuq pas kacafytjes me sulmuesin kundërshtar Carlos Bacca, po ashtu i përjashtuar.

Andaj, Neymar nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë skuadrës së tij në ndeshjen e ardhshme të Grupit C kundër Venezuelës, dhe çerekfinales së mundshme.