Dënohet me vdekje sepse kishte vrarë një mësuese amerikane

Iboyla Ryan, nënë 47 vjeçare e binjakëve nga Colorado, ishte therë me thikë në një qendër tregtare në Abu Dhabi, raporton Sky

Bota

13/07/2015 11:41

Ndërsa përgjegjësia për vrasje ka mbetur mbi një xhihadiste femër e cila ka vrarë një grua amerikane në tualetet e qendrës tregtare në Abu Dhabi, transmeton lajmi.net

Alaa Bader al Hashemi, 30 vjeçare është ekzekutuar sepse kishte vrarë Iboyla Ryanin, 47 vjeçaren e cila ishte një mësuese shkolle nga Colorado, raportojnë mediat shtetërore.

Presidenti Sheihk Khalifa bin Zayed an Nahyan ka aprovuar dënimin me vdekje, i cili i është shqiptuar në fund të gjykimit.

Ndërsa ekipi ligjor i Hashemi ka thënë se ajo ka nevojë për ndihmë psikologjike dhe se ka pasur “vizione joreale” dhe ka parë “fantazma si njerëz”, ndërsa këtë e lidhin me një sëmundje kronike mentale që sipas tyre e akuzuara e ka.

Ajo është akuzuar poashtu sepse kishte provuar të vrasë një doktor amerikan me origjinë egjiptiane, duke ia montuar bombën jashtë apartamentit të tij. Këto dy sulme ishin bërë brenda pak orëve në të njejtën natë më 1 dhjetor të vitit të kaluar në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Vrasësja është kapur në një kamerë sigurie, teksa po hynte dhe dilte nga tualeti në të cilin ishte vrarë mësuesja, ndërsa në veturën e saj janë gjetur edhe materiale për ndërtimin e bombave dhe gjak në timonin e veturës së saj.

Fëmijët binjakë të së ndjerës ishin mbajtur nën kujdestarinë mbrojtëse, deri në momentin që babai i tyre, apo ish-burri i mësueses që ka mbetur e vdekur ka arritur në vendin e ngjarjes.

Iboyla Ryan

Hashemi

Gjaku ne timon