Dënohet me burg përndjekësi që hyri dhe bëri dush në shtëpinë e këngëtares

Është dënuar djali i cili hyri në shtëpinë e këngëtares së njohur, fjeti dhe e shfrytëzoi dushin.

ShowBiz

06/02/2019 14:57

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se djali me emrin Roger Alvarado është dënuar me gjashtë muaj burg për faktin se u deklarua fajtor për shpërfillje penale dhe tentativë për vjedhje, transmeton lajmi.net.

Alvarado planifikon të kthehet në Florida pas burgimit të tij dhe thuhet po ashtu se duhet të kryejë një program të shëndetit mendor.

Atë, zyrtarët policorë e kishin gjetur në shtëpinë e këngëtares Taylor Swift në prill të vitit të kaluar. Policia deklaruar se ai e kishet përdorur edhe dushin e pop-yllit./Lajmi.net/