Dënohet me 15 vjet burgim burri që e sulmoi modelen me acid në fytyrë

Një burrë që shpërfytyroi ish-finalisten e Miss Italisë duke i hedhur acid në fytyrën e saj, është burgosur për 15 vjet nga një gjykatë apeli në Bolonjë.

ShowBiz

16/11/2018 15:00

Ish i dashuri i Gessica Notaro, Edson Tavares, fillimisht i është dhënë një mandat burgimi vitin e kaluar, por gjykata vendosi ta kombinojë rastin me një dënim tjetër, shkruan BBC transmeton lajmi.net.

Që nga sulmi ndaj saj, Notaro ka folur publikisht kundër dhunës ndaj grave. Ajo gjithashtu është bërë një personazh televiziv, duke u shfaqur në një emision televiziv të vallëzimit.

Disa muaj pas ndarjes me Tavares, modelja e Adriatikut në Rimini u ankua në polici se ajo po vraponte dhe një urdhër kufizimi u imponua mbi të.

Më 10 janar të vitit 2017, ajo u sulmua me acid klorhidrik dhe fytyra e saj pësoi dëmtime të mëdha. Ajo iu nënshtrua disa operacioneve të fytyrës, ndërsa nuk sheh me syrin e majtë.

“Dua që ju ta shihni se çka më ka bërë ai. Kjo nuk është dashuri. Përderisa acidi ma gërryente fytyrën, unë qëndroja në gjunj dhe e lusja Zotin që të ma marrë bukurinë por mos të ma marrë shikimin”, përfundon ajo. /Lajmi.net/