Dënohet me 10 vite burg për spiunim në Iran – Lajmi.net
Dënohet me 10 vite burg për spiunim në Iran
Autori: Lajmi.net BotaLajme 14:26, 16 July 2017
Një gjykatë iraniane ka dënuar me 10 vite burgim, një amerikan me dy shtetësi, i akuzuar për spiunim.

Zëdhënësi i gjykatës, Gholamhossein Mohseni Ejei, nuk e ka bërë të ditur emrin e personit.

“Ky person që ishte duke mbledhur informacione edhe ishte i udhëhequr direkt nga Amerika, është dënuar me 10 vite burgim”, ka thënë ky zëdhënës, për televizionin shtetëror të Iranit.

Ai ka shtuar se personi i dënuar ka shtetësi amerikane dhe të një vendi tjetër, por jo të Iranit.

Shumë iranianë që kanë shtetësi të dyfishtë, siç është ajo amerikane apo nga vendet perëndimore janë burgosur në Iran gjatë vitit të fundit, me akuza për spiunazh apo bashkëpunim më qeveri armiqësore.

Në janar, prokurori i Teheranit ka thënë se rreth 70 “spiunë”, janë duke vujatur dënimin në burgjet e Teheranit. /REL/

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bubble Trouble
  • Play Bow Master