Dënohet Marcelo

Marcelo është dënuar me një ndeshje moslojë pas ndëshkimit në duelin ndaj Argjentinës.

Sport

12/11/2016 12:01

Marcelo është kthyer në Real Madrid.

Brazili e ka lejuar mbrojtësin që të largohet nga ekipi pas dënimit me një ndeshje moslojë pas ndëshkimit me karton të verdhë në fitoren 3:0 ndaj Argjentinës, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, ai nuk do të jetë në dispozicion për takimin e ardhshëm ndaj Perusë pasi ishte ndëshkuar në duelin ndaj Kolumbisë në shtator.

Në vend të tij, selektori i Brazilit, Tite ka ftuar mbrojtësin e majtë të Atletico Mineiro, Fabio Santos.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.