Dënohet hajdutja që vodhi bashkëshorten e nëndrejtorit të policisë

Është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 vjet e 6 muaj burgim shtetasja Rozalinda Konomi, gruaja që tentoi të grabiste bashkëshorten e nëndrejtorit të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa.

Lajme

27/06/2016 21:59

Bëhet e ditur se ka qenë Çipa që arrestoi Konomin, duke përpiluar edhe procesverbalin e arrestit. Menjëherë pas arrestimit, hetimi zbuloi se Konomi kishte kryer edhe të paktën shtatë vjedhje të tjera, kryesisht pranë butiqeve.

Në njoftimin e policisë thuhej se ajo rrëmbente çanta dhe sende të tjera personale në dyqane të ndryshme veshjesh, teksa klientët futeshin në dhomat e provës për të provuar veshjet që dëshironin të blinin.

Ndërkohë në gjykatë Konomi ka pranuar autorësinë e vjedhjeve dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar asaj i ulet një e treta e masës së dënimit, i cili nga 2 vjet e 6 muaj reduktohet në 1 vit e 6 muaj burgim.