Dënohet Gattuso, ja sa do t’i mungojë Milanit

Trajneri i Milan, Gennaro Gattuso është ndëshkuar nga federata italiane.

Sport

17/01/2019 21:45

Ai kishte shkelur rregullat duke kaluar disa herë vijën e bardhë, dhe kjo nuk ka mbetur pa u vërejtur.

Kështu, ai është dënuar me një ndeshje mos paraqitje në stolin e rosonerëve, si pasojë e ngjarjeve që ndodhën në finalen e Superkupës.

Gjithashtu edhe Franck Kessie dhe Alessio Romagnoli janë suspenduar gjatë kësaj ndeshjeje të zjarrtë.

Milan do ta ketë problematike ndeshjen e ardhshme pasi këta tre emra janë tejet të rëndësishëm për skuadrën kuq e zi. /Lajmi.net/