Dënohet Argjentina, faji i Messit

Federata e Futbollit të Argjentinës është gjobitur me 45 mijë euro për faj të Lionel Messit. Sulmuesi refuzoi ta pranonte çmimin e futbollistit të ndeshjes pas takimit me Paraguain.

Sport

18/06/2015 10:56

Argjentina barazoi 2:2 me Paraguain në ndeshjen e parë në Copa America, duke lëshuar avantazhin prej dy golash.

Lionel Messi ishte aq i hidhëruar sa që nuk doli për ta pranuar çmimin e futbollistit të ndeshjes.

Andaj, për faj të tij, Federata e Futbollit të Argjentinës është gjobitur me 45 mijë euro.

Ky ndëshkim do të jetë më i lehtë për Argjentinën pas fitores në duelin e dytë ndaj Uruguait me rezultat 1:0, që i afroi tek çerekfinalja.