Dënohen trafikantët e tragjedisë së lumit Tisa

Janë dënuar nëntë pjesëtarë të grupit të organizuar kriminal, të akuzuar për tragjedinë e Lumit Tisa. Gjatë kalimit ilegal të disa shtetasve kosovarë në Hungari, 15 prej tyre kishin humbur jetë gjatë lundrimit me barka në lumin Tisa.

Lajme

15/04/2014 13:21

Gjykata Speciale në Beograd, ka shpallur dënimin prej 55 vjet e dy muaj burg për nëntë pjesëtarë të grupit të organizuar kriminal, që ishte marrë me trafikimin ilegal të emigrantëve shqiptarë nga Kosova për në Hungari përmes lumit Tisa më 14 tetor të vitit 2009.

Gjatë kalimit ilegal nëpër këtë lum, më 14 tetor të vitit 2009 u mbytën në Tisë 15 persona, kryesisht gra e fëmijë.

Josip Djurasevic, i cilësuar si organizator i grupit, u dënua me 10 vjet burgim

Goran Maravic është dënuar me 7 vjet, Ridvan Destani me 6 vjet e 8 muaj, dhe Dejan Bezeg me 6 vjet burgim, shkruajnë mediat serbe.

Atil Sipos u dënua me 3 vjet e gjysmë, Jovanka Koledin 3 vjet, Abedin Isen 4 vjet e 4 muaj, Ardin Iseni 4 vjet e 8 muaj dhe Sabehudin Arifi 10 vjet burgim.

Ndërsa i dyshuari, Joso Karimovic, është liruar nga akuzat.