Dënohen me burgim të përjetshëm Emin Krasniqi e Astrit Mehmeti

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda sot është shpallur aktgjykimi në çështjen penale ndaj Emin Krasniqit, Astrit Mehmetit dhe Festina Cakollit, të akuzuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje Vrasje e rëndë nga neni 179 par. nënpar.1.4 dhe 1.6 lidhur me nenin 31 të KPRK-së të kryer me datën 12.10.2014.

Lajme

11/09/2015 15:33

Të akuzuarit Emin Krasniqi dhe Astrit Mehmeti janë shpall fajtor dhe janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa e mitura Festina Cakolli është dënuar me 9 vite e 10 muaj .

Aktakuza i ngarkon se me datën 12.10.2014 tre të akuzuarit pas marrëveshjes paraprake në mes tyre dhe me qellim të përfitimit të dobisë pasurore,kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Melvin Ajdinoviq i moshës 24 vjeç.

Ajdinoviq, nga Novi Pazari i Serbisë, u josh nga vajza shqiptare që të vinte në Kosovë. Ai më pas u vra dhe trupi i tij u gjet në gjendje të kalbjes, me lëndime të shumta.

Besohet se ai u vra me një sëpatë, dhe pastaj pjesërisht u dogj, për t’u varrosur më pas në një gropë.

Ajdinoviq, me vete kishte edhe para, të cilat i ishin marrë nga vrasësit. /lajmi.net

Mevlin Ajdinoviq
Mevlin Ajdinoviq