Dënohen dy kosovarët dhe maqedonasi që vranë brazilianin

Me thika dhe sende tjera metalike tre persona sulmuan një grup brazilianësh përpara nëntë vjetësh - njërit prej tyre i është ngulur thika. Tre agresorët nga Ballkani kanë dalur përpara Gjykatës zvicerane, ku njëri sosh, shqiptar nga Maqedoni është dënuar me tetë vite e tre muaj burg, shkruan “zentralplus.ch”.

Bota

01/05/2018 15:14

Në 8 gusht 2009 në Hochdorf pritej të ishte një natë e bukur verore – ishte “Bar Festivali”, megjithatë përfundoi me përleshje të dhunshme. Nga një përleshje mes brazilianëve dhe një grupi ballkanik, 25 vjeçari nga Kosova mori plagë në buzë. Si duhej të reagojë ai?

Cili tentoi të vrasë brazilianin?

Kur grupi brazilian nisi të shkojë drejt shtëpisë, ata u ndaluan nga tre burra me thika, sprej dhe sende tjera metalike. Një prej të treve goditi me thikë brazilianin 9 cm në thellësi të trupit të sipërm, duke i sjellë gjakderdhje të madhe prej në vendngjarje.

Pas nëntë vjetësh hetime dy shqiptarë nga Kosova (26 dhe 31) dhe një 36 vjeçar nga Maqedonia kanë dalur përpara Gjykatës Kriminale. Si dyshuesi kryesor për goditje me thikë vlen 36 vjeçari nga Maqedonia i cili është paditur për “vrasje”, ndërsa dy personat nga Kosova janë paditur për ndihmë në akte kriminale. Edhe brazilianët e mbijetuar dëshmojnë se agresori kryesor ishte shtetasi i Maqedonisë.

Dënimet për treshen e akuzuar

Shtetasi i Maqedonisë akuzohet për shkelje tjera ligjore si dhunë dhe shpërdorim të ndihmës sociale dhe dhunë në familje. Në lidhje me ngjarjen kundër brazilianëve ai thekson se kishte përdorur vetëm grushtat, por ishte detyruar nën kërcënim për të mos treguar realitetin. Së fundi ai merr trajtim psikiatrik për shkak të vuajtjes nga frika, ndërsa familja e tij mbijeton falë ndihmave sociale.

36 vjeçari nga Maqedonia u dënua për të gjithë akuzat me 8 vjet e tre muaj burg, i akuzuari i dytë nga Kosova u dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj burg (prej të cilëve i ka kryer 89 ditë) dhe gjobë prej 11 mijë frangash. Pjesëmarrësi i tretë nga Kosova, që u arrestua në Kosovë ku punonte në apotekë është dënuar me dy vjet dhe gjashtë muaj burg (25 ditë vetëm i ka kryer). Të tre personat duhet të paguajnë edhe shpenzimet gjyqësore prej gjithësej 130 mijë euro.

Vendimi nuk është i plotëfuqishëm, të tre personat kanë paraqitur ankesë. Kështu që me çështjet duhet të merret Gjykata Kantoniale.