Dënimi nga FIFA, befason Real Madrid

Real Madrid nuk është duke e konsideruar fare mundësinë e refuzimit të ankesës kundër dënimit të shqiptuar nga FIFA.

Sport

15/01/2016 11:13

Komisioni Disiplinor i FIFA-së, ka dënuar Real Madridin dhe Atletico Madridin për shkeljen e rregullave të transferimit ndërkombëtar dhe regjistrimin e futbollistëve nën moshën 18-vjeç.

Në një komunikatë të publikuar në faqen e FIFA-së, thuhet se dy klubet nga kryeqyteti spanjoll kanë shkelur rregullat dhe do ta kenë të ndaluar regjistrimin e përforcimeve në dy afatet e ardhshme kalimtare, deri në verën e vitit 2017, përcjell “Lajmi.net”.

Por, e përditshmja sportive madrilene “Marca”, ka raportuar se “Los Blancos” as që janë duke e konsideruar mundësinë e refuzimit të ankesës.

Madje, klubi është duke i vazhduar planet për blerje të përforcimeve edhe gjatë verës.