Dënime tronditëse për tifozët që ndërprenë ndeshjen Itali-Shqipëri

Më 24 mars të këtij viti, flakadanët dhe tymueset e detyruan arbitrin kryesor të pezullonte ndeshjen Itali-Shqipëri për thuajse 10 minuta.

Sport

28/05/2017 11:23

“DASPO” ndaj 70 tifozëve shqiptarë parashikon përjashtimin me 5 vite nga të gjitha aktivitetet futbolistike që zhvillohen në Itali, qofshin këto amatore, kombëtare apo ndërkombëtare.

Në të njëjtin hark kohor, tifozët nuk do të lejohen të jenë pjesë e grumbullimeve në “fan zone”, në ndalesa autostradash, apo stacione trenash e autobusësh.

Disa prej mbështetësve të kombëtares, nga të cilët FSHF-ja u distancua menjëherë, mbanin fytyrën të mbuluar dhe ishin me kapuç për të evituar ndalimin, por kjo nuk e evitoi dot arrestimin e disa tifozëve në Palermo në muajin mars.

FSHF-ja ka sanksionuar më parë “Illyrian Elite” me përjashtimin nga ndeshjet e kombëtares shqiptare, edhe pse në miqësoren e fundit u faktua se ishin në stadium.