Dënime me vdekje për 14 drejtues të “Vëllazërisë myslimane”

Një gjykatë egjiptiane dënoi sot me vdekje 14 drejtues të organizatës "Vëllazëria myslimane", përfshirë liderin suprem, Mohamed Badie, njoftoi media zyrtare, si dhe avokatët pjesëmarrës në proces.

Bota

16/03/2015 22:56

“Katërmbëdhjetë drejtues të Vëllazërisë, e konsideruar organizatë terroriste nga autoritetet që nga viti 2013, u akuzuan nga gjykata penale për planifikim për marrjen e dhunshme të pushtetit”, thanë burimet e sipërcituara.

Gjykata e Gizehut, në jugperëndim të Kajros, e kryesuar nga gjykatësi Mohamed Naxhi Çehata, vendosi të informojë për vendimin e saj Myftiun e madh të Egjiptit, ashtu siç parashikohet edhe me ligj”, njoftoi agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve MENA.