Dënim i rëndë për Salihin që ia grisi kartonin e kuq gjyqtarit

Federata e Futbollit të Shqipërisë është treguar duar hekurt ndaj Hamdi Salihut.

Sport

25/05/2017 19:51

Ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, pati guximin t’i grisë para fytyrës kartonin e kuq gjyqtarit që ndante drejtësinë në ndeshjen Kukësi – Skënderbeu, ndeshje kjo që u fitua nga vendasit 2:0, me ç’rast u shpallën kampion për herë të parë në histori të klubit.

Ndeshja mes Kukësit dhe Skënderbeut, kaloi nëpërmjet shumë episodeve, ku nuk munguan kritikat edhe ndaj gjyqtarit që e drejtoi këtë ndeshje, e cila po cilësohet si ndeshja më e tensionuar e sezonit që po lëmë pas në Shqipëri.

Për grisjen e kartonit të kuq, komisioni disiplinor i FSHF-së, ka vendosur ta pezullojë për 10 ndeshje Hamdi Salihun, shkruan lajmi.net.

“Lojtari i KF “Skenderbeut” Hamdi Salihi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në kundërshtim me etikën sportive, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti”, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit./Lajmi.net/