Dëmtuan qëllimisht statujat e rërës, të ngritura për nder të heronjve britanikë (Foto)

Persona të maskuar i kanë dëmtuar me shufra metalike, statujat e rërës që ndodhen në Teeside të Anglisë, që janë ngritur për nder të heronjve britanikë të rënë në Luftën e Parë Botërore.

Fun

16/07/2018 23:38

Objektet që ishin të forta dhe të qëndrueshme, pësuan dëme të konsiderueshme, riparimi i të cilave do të kushtojë mbi dymijë euro, transmeton Telegrafi.

Ky akt është quajtur si qyqar dhe i turpshëm, pasi statujat ishin ngritur prej skulptorëve amatorë, që ishin përkushtuar t’i nderojnë ata që dhanë jetën për të tjerët.

“Për çdo ditë, vijnë njerëz që t’i shohin dhe të përulen para madhështisë së tyre. Por, dikush deshi të kënaqë vetën dhe të kryej veprime vandale”, ka thënë një banor i shqetësuar.

Derisa forcat e rendit janë vënë në kërkim të kryesve, organizatorët kanë nisur punën në riparimin e statujave, të cilët rëndohen vetëm pasi të ketë nisur të reshurat.