Dëmton rëndë shtyllën kurrizore, sportisti shqiptar në koma

Leonardo Frrokaj, mundësi shqiptar i cili është njëkohësisht edhe kampion vendi ka humbur ndjenjat gjatë garës pasi ka dmtuar dy vertebra të shtyllës kurrizore.

Sport

08/11/2017 17:02

Kampioni që garonte me peshën 63 kg, është dëmtuar në ndeshjen me kundërshtarin moldav në stilin greko-romak, ndeshje kjo e vlefshme për medalje të artë ose të argjendë.

Federata Botërore e Mundjes dhe organizatorët i kanë ardhur në ndihmë sportistit shqiptar, të cilin e kanë transportuar me helikopter në Lubjanë, ku i është nënshtruar një operacioni për rreth 4 orë.

Ambasadori shqiptar në Slloveni, Pëllumb Qazimi ka dhënë mbështetjen e tij për kampionin.

Gjithsesi gjendja e 17-vjeçarit nuk është e mirë pasi ai qëndron në gjendje kome deri në një mënyrë tjetër, me të cilën mjekët po përpiqen që t’i rikthejnë frymëmarrjen natyrale dhe lëvizjen e gjymtyrëve.

received_10156090304028641