Dëmtohet xhamia në Llugaxhi të Lipjanit

Në fshatin Llugaxhi të komunës së Lipjanit është raportuar se është dëmtuar një xhami e fshatit. 

Lajme

01/07/2018 13:02

Policia e Kosovës ka njoftuar një qytetar ka raportuar  se të dyshuar të panjohur kanë demoluar dhe dëmtuar një xhami të fshatit.

E gjithë kjo sipas raportit ka ndodhur në orën 05:20 të mëngjesit të datës 30 qershor.

Policia e ka cilësuar rastin si asgjësim apo dëmtim të pasurisë. 

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.