Dëmtohet Verratti, mund të mungojë në ndeshjen kundër Man Utd

Paris Saint Germain sot ka shënuar fitore jashtëzakonisht të thellë, duke mposhtur Guingamp me rezultatin 9:0.

Sport

19/01/2019 20:58

Në këtë triumf mahnitës, kampionët në fuqi kanë marrë edhe një lajm të keq.

Mesfushori italian, Marco Verratti ka pësuar një lëndim, që duket se do të jetë shumë problematik për të.

Me gjasë, Thomas Tuchel nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit, për ndeshjen kundër Manchester United, në Ligën e Kampionëve.

“Nuk ka lajme të mira. Është një lëndim serioz dhe nuk mund të bëhej më keq se kaq për ne” ka thënë Tuchel pas ndeshjes.

Duke pasur parasysh se PSG ka shumë probleme me mesfushën, si me lëndime ashtu edhe me probleme si të Rabiot, është dashur që Dani Alves të kalojë në mesfushë.

Nëse e njëjta gjë duhet të ndodh edhe në Ligën e Kampionëve, atëherë do të jetë shumë vështirë kundër Man Utd. /Lajmi.net/