Dëmshpërblim për Michael Jacksonin

Lufta për vdekjen e Michael Jacksonit nuk ka marrë fund ende, sepse Katherine Jackson ka bërë apel për verdiktin e fundit të jurisë, njofton TMZ. Siç dihet, juria ka vendosur që AEG nuk është përgjegjëse për vdekjen e ‘MJ’, duke konkluduar se kompania nuk kishte gabuar me punësimin e Dr. Conrad Murray. Nëna e këngëtarit…

ShowBiz

13/11/2013 21:22

Lufta për vdekjen e Michael Jacksonit nuk ka marrë fund ende, sepse Katherine Jackson ka bërë apel për verdiktin e fundit të jurisë, njofton TMZ.

Siç dihet, juria ka vendosur që AEG nuk është përgjegjëse për vdekjen e ‘MJ’, duke konkluduar se kompania nuk kishte gabuar me punësimin e Dr. Conrad Murray.

Nëna e këngëtarit legjendar dhe tre fëmijët e tij kërkojnë si dëmshpërblim 40 miliardë dollarë, pasi pretendojnë se humbja e Michael e ka shkatërruar jetën e tyre.

Duket e vështirë, mos të themi e pamundur që të kthehet mbrapshtë vendimi i jurisë në çështje civile, por kjo mund të ndodh. Posaçërisht nëse gjyqtari e kërkon në rishqyrtim një lëndë të rëndësishme.