‘Demolohen’ Real Madrid dhe Roma, por kalojnë grupin

Real Madrid dhe Roma kanë pësuar humbje në xhiron e fundit të Ligës së Kampionëve.

Sport

12/12/2018 20:45

Real Madrid dhe Roma janë mposhtur nga kundërshtarët e tyre, mirëpo kanë arritur ta kalojnë fazën e grupeve.

Madrilenët u mposhtën nga CSKA Moska në ‘Santiago Bernabeu’ me rezultat të thellë, 0 me 3, ndërsa romakët u mposhtën  në udhëtim te Viktoria Plzen, me rezultat, 2:1, raporton “lajmi.net”.

Real Madrid dhe Roma arritën të kalojnë në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, duke grumbulluar 12 pikë, respektivisht, nëntë sosh.

Nga ana tjetër, Viktoria Plzen ka kaluar në Evropa Ligë, fal rezultateve më të mira se CSKA Moska në shtëpi, pasi që të dyja kishin nga shtatë pikë. /Lajmi.net/