Demolli njofton deputetët e PE-së për transformimin e FSK-së

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli ka pritur në takim disa deputetë të Parlamentit Europian të shoqëruar edhe nga edhe nga Shefja e Zyrë së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolava, ku i ka njoftuar ata për procesin e transformimit të FSK-së.

Lajme

20/04/2017 16:10

Në takimin e përbashkët të Ministrit Demolli dhe deputetëve të Parlamentit Evropian u bisedua për aspektet e sigurisë në vend, dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, si dhe për përfshirjen e komuniteteve pakicë në FSK-së dhe barazinë gjinore brenda institucionet tonë.

Ministri Demolli i informoi deputetët e Parlamentit Evropian mbi përgatitjet, diskutimet dhe planet e Ministrisë për FSK për transformimin e FSK-së në FAK duke theksuar se ,,Plani ynë rreth transformimit është plotësisht transparent dhe i koordinuar mirë me partnerët tanë strategjik’’.

Gjithashtu, ministri Haki Demolli i njoftoj euro deputetët edhe mbi të arriturat dhe sukseset në integrimin e komuniteteve në FSK e gjithashtu edhe për vëmendjen që i kushtohet barazisë gjinore në MFSK dhe FSK. Më tej, Ministri Demolli lidhur më këtë tha se është në fazën finale  përgatitja e strategjisë për përfaqësimin e komuniteteve dhe sistemimin e ngritjen ne karrierë të pjesëtarëve të komuniteteve që tashmë janë pjesë e FSK.

Në takim, përveç ministrit Haki Demolli morën pjesë edhe zëvendësministri i MFSK-së,  Muhamet Latifi, ambasadori i Kosovës në Belgjikë,  Bernard Nikaj dhe shefi i kabinetit të Ministrit, Latif Leka.

Në fund, deputet falënderuan ministrin e FSK-së Haki Demollin për takimin produktiv dhe shprehen falënderimin e tyre ndaj ministrit dhe institucionit./ Lajmi.net/