Demolli dekoron me medalje majorin Melton

Ministri i FSK-së, Haki Demolli ka dekoruar majorin amerikan Thomas Melton me medaljen ʺShërbimi i shquarʺ, me motivacionin se ai ka dhanë një kontribut të çmuar në ngritjen, zhvillimin dhe procesin e transformimit të FSK-së, gjatë vizitës lamtumirëse që u bë dje, për atasheun ushtarak të SHBA-ve në Kosovë.

Lajme

04/07/2015 14:56

Në komunikatën për media, thuhet se, gjatë shërbimit të tij dy vjeçar në Kosovë, në kuadër të funksionit të atasheut ushtarak që ka pasur, majori Melton ka zhvilluar një aktivitet bashkëpunimi shumë të ngjeshur dhe të pa lodhshëm me MFSK dhe FSK-në.

Po ashtu me këtë rast edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama majorit Melton i ka shprehur falënderimin e tij me ʺMirënjohje Falënderimiʺ për kontributin  e dhënë në zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të ushtrisë së SHBA-ve dhe FSK-së.

Me këtë rast majori Melton shprehu kënaqësinë e tij, që ka pasur rastin të punojë në Kosovës konkretisht me MFSK-në dhe FSK-në, duke theksuar se ky bashkëpunim ka qenë i dy anshëm dhe  shumë i lehtë sepse sipas tij, ai ka pasur të bëjë me njërëz  shumë bashkëpunues dhe profesional.

Në takim përveç ministrit Demolli dhe Komandantit Rama, ishin të pranishëm  edhe  Shefi i Kabinetit të Ministrit Xhevdet Halili, Drejtori i Departamenti për Siguri dhe Bashkëpunim kolonel Ilir Qeriqi dhe Shefi i Njësisë së Protokollit Gafurr Dugolli.