Demichelis ngacmon Ronaldo: Nëse do të shënonte het-trik si Messi …

Martin Demichelis ka thënë se nëse Ronaldo do të realizonte het-trik sikurse Messi ndaj Ekuadorit për ekipin e Argjentinës, nuk do të ndalej së foluri për to.

Sport

13/10/2017 10:11

Martin Demichelis është tallur me Cristiano Ronaldon duke bërë një krahasim mes sulmuesit të Real Madridit dhe rivalit të tij nga Barcelona, Lionel Messi.

Demichelis ka thënë se nëse Ronaldo do të realizonte het-trik sikurse Messi ndaj Ekuadorit për ekipin e Argjentinës, nuk do të ndalej së foluri për to, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse Ronaldo do ta bënte atë që e bëri Messi, ai nuk do të ndalej duke folur për golat e shënuar, për Topat e Artë dhe veturat. Për mua Messi është jashtëtokësor”, ka deklaruar Demichelis. /Lajmi.net/